Last Updated on 04/12/2025 by EL
Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin disa ditë më parë kanë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në urën e fshatit Qafzë të Kolonjës, duke e bërë atë të pakalueshme.
Si pasojë, 13 fshatra janë izoluar, duke krijuar një situatë alarmante për banorët, shumica e të cilëve janë të moshuar, të cilët kanë ngelur pa shërbime shëndetësore dhe ambulanca.
Pavarësisht se ura ka qenë e dëmtuar prej 20 ditësh, ende nuk ka asnjë ndërhyrje nga Bashkia e Kolonjës për riparimin e saj. Banorët e bllokuar ndihen të braktisur dhe në vështirësi të mëdha./e.t
