Last Updated on 04/12/2025 by EL
Një hotel në Angli zbuloi një dekor unik festiv: një pemë Krishtlindjesh 25 metra të lartë të ndërtuar nga 100,000 tullumbace.
Pema e Krishtlindjeve me tullumbace, e instaluar jashtë Hotel and Spa Moor Hall në Sutton Coldfield, Birmingham, përbëhet nga 100,000 tullumbce dhe një kupolë transparente për të mbrojtur tullumbacet nga shpërthimi.
Naomi Spencer, një artiste tullumbacesh dhe pronare e Balloon Color Blending, e realizoi pemën si mjet për të mbledhur para për bamirësi.
“Kjo nuk është bërë kurrë më parë në Mbretërinë e Bashkuar. Njerëzit nuk e kuptojnë shkallën e ndërtimit të një peme Krishtlindjesh me tullumbace”, tha Spencer./e.t
