Autoritetet në Hong Kong po punojnë me urgjencë për të hequr të gjithë rrjetën mbrojtëse nga ndërtesat që janë në rinovim, pasi materialet u fajësuan për përhapjen e flakëve në zjarrin tragjik të javës së kaluar, që ka shkaktuar të paktën 159 viktima.
Qeveria urdhëroi heqjen e menjëhershme të rrjetave të skelave në të gjitha ndërtesat publike dhe private deri të shtunën, me qëllim “të mbrohet siguria publike dhe të qetësohen banorët dhe bizneset”.
Ky vendim vjen ndërsa vazhdon hetimi i shkaqeve të zjarrit më vdekjeprurës në Hong Kong prej dekadash. Autoritetet dyshojnë se rrjeta plastike e përdorur si mbulim skelash ndihmoi në përhapjen e flakëve që përfshinë shtatë ndërtesa të larta banimi në kompleksin Wang Fuk Court javën e kaluar.
Punimet e rinovimit në qytet pritet të ndalen pothuajse plotësisht për një periudhë të pacaktuar, derisa inspektorët të verifikojnë nëse materialet përmbushin standardet e sigurisë. Policisë deri tani ka arrestuar 21 persona në kuadër të hetimit.
Sipas autoriteteve, rrjeta plastike nën standard dhe materiali izolues i përdorur në punimet e rinovimit mund të kenë nxitur përhapjen e zjarrit që zgjati 40 orë, ndërsa sistemi i alarmit kundër zjarrit nuk ka funksionuar siç duhet./mxh
