Last Updated on 04/12/2025 by Monika
Një banesë në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Fillimisht, zjarri është shpërthyer në një banesë ngjitur dhe më pas është përhapur me shpejtësi drejt godinës tjetër.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë për të vënë nën kontroll flakët. Falë reagimit të shpejtë të tyre, zjarri është izoluar plotësisht dhe është shmangur dëmtimi i banesës së prekur. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar./mxh
