Last Updated on 04/12/2025 by Monika
Analisti Ben Andoni ka komentuar rastin e Belinda Ballukut dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama pas vendosjes së masave të sigurisë ndaj saj. Ai theksoi se rikthimi i Ballukut në detyrën e zv/kryeministres ishte shoqëruar me reagime të forta publike, pasi në opinionin e tij, Rama është i vetëdijshëm se cilët ministra kanë probleme me drejtësinë.
Andoni u shpreh se në situata të tilla duhet ndjekur një standard demokratik i qartë, duke përmendur shembullin e dorëheqjes vullnetare të zyrtarëve që përballen me hetime, me qëllim që drejtësia të veprojë e pavarur dhe puna e institucioneve të mos bllokohet.
Sipas tij, kryeministri duhet të heqë dorë nga retorika mbrojtëse dhe të ndërmarrë veprimin më të thjeshtë: shkarkimin e Ballukut nga detyra. Kjo, sipas Andonit, do t’u hapte rrugën zëvendësministrave të saj të vijojnë normalisht punën dhe të marrin përsipër kompetencat e nevojshme për funksionimin e institucionit./mxh
