Last Updated on 04/12/2025 by Monika
Seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nuk u shënua vetëm nga debatet e zakonshme mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe nga eleganca e deputeteve, të cilat tërhoqën vëmendjen me zgjedhjet e tyre të stilit.

Në sallën plenare mbizotëruan xhaketat dimërore në tonalitete të errëta dhe neutrale, të kombinuara me pëlhura të ngrohta, duke reflektuar jo vetëm stil personal, por edhe përshtatje me temperaturat e stinës. Deputetet, si nga radhët e Partisë Socialiste ashtu edhe të Partisë Demokratike, shfaqën një harmoni të natyrshme mes finesës dhe formalitetit politik.

Edhe pse fokusi i ditës ishte te diskutimet e nxehta parlamentare, eleganca e përfaqësueseve të Kuvendit nuk mbeti jashtë vëmendjes. Si rrallëherë, stili i tyre i kuruar vijon të jetë një element që tërheq sy dhe krijon një atmosferë më dinamike brenda sallës së politikës shqiptare./mxh
