Stuhia “Byron” ka goditur Atikën dhe zona të tjera të Greqisë me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi, si dhe me aktivitet intensive me rrufe, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme.
Mesazhe nga 112 u dërguan në shumë zona, në veçanti banorëve në Mandra dhe Megara, duke u bërë thirrje atyre të largoheshin nga aty. Shkollat në Atikë janë mbyllur. Në Evia, rrugët janë shndërruar në lumenj.
Në Tsoutsouras, erërat e forta dhe reshjet e vazhdueshme rrëzuan pemë, dhe dëmtime nëpër shtëpi.
Në Lakonia gjithashtu u shkaktuan përmbytje të mëdha në rrugë, të cilat u shndërruan në lumenj, njerëzit u bllokuan nëpër fshatra, ndërsa ndërhyrja e Zjarrfikësve me automjete speciale ishte e nevojshme për të larguar qytetarët nga zonat e rrezikshme.
