Disa njerëz hyjnë në një ambient plot me të panjohur dhe arrijnë të krijojnë miqësi pa shumë përpjekje. Sekreti i tyre është inteligjenca sociale: aftësia për të kuptuar njerëzit, për të dalluar sinjalet e tyre dhe për të komunikuar në mënyrë që të tjerët të ndihen mirë në praninë e tyre.
Ja 7 sjellje që i karakterizojnë:
1. Tregojnë kureshtje të sinqertë
Nuk bëjnë pyetje vetëm për të vazhduar bisedën. Ata interesohen vërtet për përgjigjet dhe duan të kuptojnë më shumë për personin përballë. Në vend që të përpiqen gjithmonë të duken interesantë, dinë ta bëjnë tjetrin të ndihet interesant.
2. Përshtatin energjinë me atë të të tjerëve
Nëse dikush bën shaka, përgjigjen me humor. Nëse biseda bëhet serioze, dinë të ndryshojnë tonin. Nuk shtiren si dikush tjetër, por kuptojnë se çdo situatë kërkon një mënyrë të ndryshme komunikimi.
Nuk nxitojnë ta mbushin çdo pauzë me fjalë. Janë rehat edhe kur biseda ndalon për disa çaste. Kjo tregon siguri në vetvete dhe nuk i bën të tjerët të ndihen sikur duhet të argëtojnë vazhdimisht bashkëbiseduesin.
4. Mbajnë mend detajet e vogla
Kujtojnë gjëra që të tjerët mund t’i harrojnë: një udhëtim të përmendur kalimthi, emrin e kafshës shtëpiake apo një problem për të cilin dikush u ka treguar javë më parë. Kur e rikthejnë atë detaj në bisedë, tregojnë se kanë dëgjuar me të vërtetë.
5. I bëjnë të tjerët të ndihen mirë me veten
Dinë të japin komplimente konkrete dhe të sinqerta. Në vend të vlerësimeve të përgjithshme, vënë re një cilësi, një ide apo mënyrën se si dikush ka zgjidhur një problem. Lavdërimet e tyre nuk duken të sforcuara, sepse nuk përdoren për të fituar pëlqimin e të tjerëve.
6. Kundërshtojnë pa i vënë të tjerët në pozicion mbrojtës
Nuk presin që të gjithë të mendojnë njësoj. Kur nuk pajtohen, dëgjojnë argumentin e tjetrit, pranojnë mundësinë që mund të gabojnë dhe shpjegojnë qëndrimin e tyre pa sulmuar askënd. Dinë të mbrojnë mendimin e tyre pa cenuar respektin.
7. Kujdesen që askush të mos ndihet i përjashtuar
E vënë re kur dikush në një grup mbetet jashtë bisedës ose nuk arrin të përfshihet. I japin hapësirë duke i bërë një pyetje, duke kërkuar mendimin e tij ose duke e përfshirë natyrshëm në diskutim./mxh
