Last Updated on 05/12/2025 by EL
Kreu i PD Sali Berisha u ul sot në tryezë me aleatët për të marrë propozimet e tyre për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, mirëpo, këta të fundit kishin kritika.
I ashpër ishte edhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili iu drejtua Berishës se nuk duhet t’i gënjejnë anëtarët se përgjegjës për humbjen janë aleatët.
“S’kemi fituar zgjedhje, si ka mundësi që se shohim të keqen tek sistemi. PD ne 2009, kemi marrë 70 mandate. Nuk e kemi kaluar pragun e 50%. Zgjedhje pas zgjedhjeve, Rama blen zgjedhje, bën presione, bashkëpunon me grupet kriminale,. Por kjo e thellon zgjedhore,. Fitoren bazë ja jep ky kod. Nuk duhet ta lejojmë Ramën, s’na falet ne të presim raportin e ODIHR, apo të tregojmë si na janë vjedhur zgjedhjet. E bllokojmë, s’e bojkotojmë, i kemi mundësitë ta bëjmë një gjë të tillë, nëse vendos rregulla në mënyrë të njëanshme. Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar”, tha Ndoka.