Një trend i ri po përhapet mes të rinjve në Evropë dhe SHBA: takimet në ecje, të quajtura “walk dates”. Në vend që çiftet të ulen në kafene, ata po zgjedhin të ecin në park, buzë lumit ose në zona natyrore, duke kombinuar aktivitetin fizik me njohjen e njëri-tjetrit.
Ekspertët e marrëdhënieve thonë se ky format ul stresin, shmang situatat e sikletshme dhe krijon biseda më të natyrshme. Për më tepër, është një mënyrë e lirë dhe shumë më e shëndetshme për të socializuar, sidomos gjatë stinës së ftohtë./KM
