Celta Vigo i dha fund pritjes 19-vjeçare dhe serisë prej 22 ndeshjesh pa fitore në Madrid, duke mposhtur Realin 0-2 në “Santiago Bernabeu”.
Takimi u komplikua për madrilenët, që e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë pas përjashtimeve të Fran Garsias në minutën e 64-t dhe Carreras në minutën 90+2.
Svedberg shënoi dopietë për miqtë, në minutat 53 dhe 90+3. Kjo ishte humbja e dytë për Real Madridin në 16 javët e para të kampionatit. Skuadra e Xabi Alonsos mbetet në vendin e dytë, katër pikë pas Barcelonës.
Madrilenët kanë fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Ndeshjen e radhës Reali e luan në transfertë ndaj Alaves. Fitorja e fundit e Celta Vigos në Madrid datonte në nëntor të vitit 2006./ K.M
