Një zjarr ka rënë në një platformë të gazit natyror në Iran.
Sipas informacioneve nga agjencitë iraniane, shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbuluar, ndërkohë situata është vënë shpejtë nën kontroll.
Dy pistat e mundshme që kanë shkaktuar zjarrin mendohen të jenë ose rrjedhja e tubacionit në ndonjë vend ose një gabim njerëzor që ka sjellë shkëndijat, gjatë riparimit të ndonjë defekti./k.m
