Napoli mposhti Juventusin 2-1 në ndeshjen kryesore të javës së 14-të në Serie A dhe u rikthye në krye të renditjes.
Hojlund ishte vendimtar me dopietën e tij, duke shënuar në minutën e 7-të dhe të 78-të. Juventus reagoi në pjesën e dytë me golin e Yildiz në minutën e 59-të, në të parën goditje drejt portës.
Conte mori fitoren e tij të parë ndaj Spallettit dhe e mbyll vitin 2025 në stadiumin “Maradona” pa humbje.
Në ndeshjen tjetër, Lazio dhe Bologna ndanë pikët me barazimin 1-1. Isaksen shënoi për Lazion në minutën e 38-të, ndërsa Odgaard barazoi dy minuta më vonë.
Në pjesën e dytë, Lazio krijoi raste, por Ravaglia u dallua me pritje vendimtare. Bardhekaltërit mbetën me dhjetë lojtarë dhe ruajtën rezultatin./ K.M
