Janë mbyllur shtatë ndeshjet e vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Kampioneve.
Bayern Munich dhe Arsenal barazuan 2-2 mes tyre, në një duel spektakolar. Anglezët kaluan në avantazh me Eze, para se gjermanët të përmbysnin rezultatin me golat e Davies dhe Kane. Në fund, ishte Rice ai që barazoi dhe vulosi takimin.
Real Madrid fitoi 4-1 ndaj Leipzig, ndërsa Aston Villa mposhti 3-1 Vikingun.
Interi triumfoi 1-0 ndaj Shakhtar Donetsk, falë golit të Carlos Augusto. Zikaltërit ia dolën të shënojnë dhe të fitojnë me 10 lojtarë, pavarësisht kartonit të kuq të Bastonit.
REZULTATET
ASTON VILLA – VIKING 3-1
BAYERN MUNICH – ARSENAL 2-2
CLUB BRUGGE – LENS 3-0
INTER – SHAKHTAR 1-0
REAL BETIS – FEYENOORD 1-0
REAL MADRID – LEIPZIG 4-1
SPORTING CP – LASK 2-3/k.m
