Adriatik Lapaj para pak minutash doli në bulevard jo si politikan, por si një qytetar i zakonshëm. Vetëm, me një karrige, ai nisi një protestë pa afat përballë Kryeministrisë dhe ftoi çdo shqiptar që ndjen padrejtësi të bashkohet.
Lapaj deklaroi se nuk do të largohet, se kjo nuk është një protestë prej dy orësh, por një qëndresë natë e ditë, derisa të dëgjohet zëri i njerëzve të zakonshëm. Praktikisht, ai do të jetë çdo natë duke fjetur në bulevard.
Ky akt i thjeshtë, por i fuqishëm, ngre një pyetje të madhe: a është i gatshëm populli të protestojë? Historia ka treguar se ndryshimet e mëdha vijnë nga momentet kur qytetarët kuptojnë se heshtja ka një kosto që nuk mund ta mbajnë më.
Sot një njeri po rri në një karrige në bulevard. Nesër, pyetja është: sa të tjerë do të ulen, do të ngrihen, do të qëndrojnë? Populli është ai që vendos nëse ky moment do të jetë një lajm i zakonshëm, apo fillimi i një kapitulli të ri. M.P.
