Një zjarr ka rënë këtë të mërkurë në një banesë në lagjen nr.1 në Librazhd. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola e gatimit.
Zjarri ka rënë në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.
Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./K.M
