Pas ndarjes nga kalorësi Adan Banuelos, supermodelja duket se ka nisur një romancë të re. Këtë herë, nuk janë më thashethemet, por vetë Bella që ka ndarë momentet romantike me partnerin e ri.
Bella Hadid duket se ka vendosur të mos e mbajë më të fshehtë jetën e saj sentimentale. Supermodelja ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga një mbrëmje e veçantë, ku shfaqet mjaft e afërt me Nathan Lacy, mashkullin që prej muajsh përflitet si partneri i saj i ri.
Fotografitë janë realizuar gjatë një ndeshjeje hokeji mes Colorado Avalanche, më 7 nëntor në Denver, në kuadër të aktivitetit Hockey Fights Cancer. Mes momenteve nga mbrëmja me miqtë, Bella ka përfshirë edhe disa poza mjaft intime me Nathan. Përqafime, buzëqeshje dhe puthje në faqe, imazhe që duket se flasin më shumë se çdo deklaratë zyrtare.
Bella Hadid shfaqet kokë e këmbë e dashuruar me partnerin e ri
Bella Hadid shfaqet kokë e këmbë e dashuruar me partnerin e ri
Ndryshe nga Bella, e cila është një prej emrave më të njohur të industrisë së modës, Nathan Lacy qëndron larg vëmendjes mediatike. 38-vjeçari jeton në Crested Butte, Colorado, dhe punon në kompaninë familjare të ndërtimit, ku merret me menaxhim dhe projektim.
Ai është gjithashtu vëllai i Rachael Lacy, një prej mikeshave më të afërta të supermodeles. Pikërisht kjo lidhje mendohet se ka ndihmuar në afrimin e tyre.
Aludimet për një romancë mes tyre nisën që në shkurt të vitit 2026, kur u fotografuan së bashku gjatë Javës së Modës në Milano. Më pas, dyshja është parë në disa raste në Colorado, larg syrit të paparacëve. Megjithatë, në korrik, një burim pranë modeles kishte mohuar zërat për një lidhje dashurie, duke këmbëngulur se ata ishin thjesht miq./mxh
