Last Updated on 11/12/2025 by Kesjana
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, bëri një përmbledhje të punë së tij të nisur që nga viti 1997. “Sa i përket eksperiencës në ndjekjen e çështjeve, gjatë karrierës sime kam përfaqësuar një sërë çështjes të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Na viti 99 në Gjirokastër, jam angazhuar në çështje problematike e sensitive të ngjarjeve të vitit 1997. Kam hetuar një grup që në aksin Vlorë-Tepelenë kishin krijuar një mekanizëm për grabitjen e emigrantëve që ktheheshin nga Kakavija. 4 vetë janë vrarë nga ky grup, ku një person hiqej si taksist dhe më pas të tjerët dilnin në pritë. Autorët u dërguan para drejtësisë dhe morën dënim e deri në burgime të përjetshme”, tha Xholi para anëtarëve të KLP, gjatë procesit të intervistimit/kb
