Manchester United po shfaq vendosmërinë për të forcuar projektin e tij sportiv, teksa në Old Trafford vazhdojnë analizat dhe lëvizjet për të rikthyer madhështinë e humbur ndër vite.
I përfshirë në një cikël të vazhdueshëm ndryshimesh dhe pasigurie, klubi duket se po hedh hapat e parë drejt konsolidimit të një strategjie më të qartë sportive.
Në aspektin e përforcimeve, drejtuesit e klubit nuk po ndalen në përpjekjen për të identifikuar profilet e duhura në tregun e transferimeve, i cili shpesh ka parë Unitedin të investojë shuma të mëdha.
Sipas informacioneve të publikuara nga CaughtOffside, një emër i ri është futur në orbitën e “Djajve të Kuq”.
Bëhet fjalë për Ethan Nwaneri, 18 vjeç, një talent premtues i Arsenalit që ka humbur gradualisht rëndësinë në planet e trajnerit Mikel Arteta. m.p.
