Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes.
Sipas informacioneve të para, gjatë aksionit në Fushë Kuqe janë arrestuar dy persona, të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrolleve, forcat e rendit kanë sekuestruar gjithashtu armë zjarri. Detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim./K.M
