Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte i dënuar me disa masa burgimi për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin A. K., 36 vjeç.
Sipas policisë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjithashtu, ai është dënuar me 10 muaj burgim për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ndërkohë, ndaj 36-vjeçarit është caktuar edhe masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin A. K., 36 vjeç. Këtë shtetas, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”; me 10 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”; si dhe i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja””, njofton policia./ K.M
