Realiteti virtual po përdoret gjithnjë e më shumë në fushën e shëndetit mendor dhe rehabilitimit fizik. Përmes ambienteve virtuale të kontrolluara, pacientët mund të përballen gradualisht me frikërat, ankthin apo situata stresuese, duke përmirësuar rezultatet terapeutike.
Specialistët e shohin këtë teknologji si një mjet plotësues, jo zëvendësues të terapive tradicionale. Përdorimi i saj po zgjerohet, duke treguar se teknologjia nuk shërben vetëm për argëtim, por edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës./KM
