Last Updated on 17/12/2025 by Monika
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Berisha në në prononcim për mediat tha se nuk i lëviz asnjë presje, deklaratës që dha në konferencën për shtyp në mesditë në lidhje me turin e organizuar nga Ervin Salianji.
Berisha tha se qëndrimi absolut i PD është vija e kuqe në rast bashkëpunimi me bandat.
“Besoj se unë jam shprehur përfundimisht në konferencën e shtypit, ju ka akuzuar se nëse është vijë e kuqe bashkëpunimi me krimin. Edhe njëherë gjithçka kam patur për këtë cështje e kam shprehur si kryetar i PD, dhe asgjë nuk e lëviz./mxh
