Last Updated on 18/12/2025 by EL
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në Klos, ku pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë sulmuar dhe kafshuar nga qen endacakë.
Banorët e zonës shprehen se ky problem është i vazhdueshëm dhe ka kohë që i shqetëson, ndërsa theksojnë se numri i qenve endacakë në rrugë është rritur ndjeshëm.
Sipas tyre, rreziku është më i madh për fëmijët që shkojnë në shkollë dhe për të moshuarit, të cilët janë më të pambrojtur ndaj këtyre sulmeve.
Qytetarët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme, me qëllim garantimin e sigurisë publike./e.t
