Ushtria gjermane është ankuar për shekuj me radhë për cilësinë e dobët të ushqimit që i ofrohet.
Edhe pse situata është përmirësuar pak që nga epoka prusiane, raportet vjetore të inspektimit ushtarak janë ende plot me ankesa për vakte që janë pothuajse të papërshtatshme për konsum, si dhe për kuzhina që funksionojnë vetëm për disa orë në ditë.
Ndërkohë, një bazë në Gjermaninë veriore po provon diçka të re. Gjatë një stërvitjeje me zjarr të vërtetë, një robot përgatiti tetë racione makarona penne me salcë kremi dhe tartufi.
Dhe përgjigjja e ushtarëve ishte përgjithësisht pozitive.
Roboti mund të përgatisë mbi 200 pjata nga një menu që përfshin fusilli bolonjeze, penne me karkaleca deti dhe hudhër, speca djegës me karamele dhe Kaiserschmarrn, një lloj petulle me origjinë nga Austria, brenda një ore./mxh
