Polonia njoftoi të enjten se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore Patriot, të integruara me Sistemin e Komandës së Luftës të Zhvilluar nga SHBA (IBCS), kanë arritur gatishmërinë e plotë luftarake. Ky është një hap i rëndësishëm në modernizimin e mbrojtjes kombëtare të vendit.
Sistemet Patriot janë pjesa kryesore e programit Wisla, i cili synon të krijojë një mbrojtje të integruar kundër raketave, avionëve dhe dronëve përgjatë kufirit lindor të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se këto sisteme janë komponenti më i vlefshëm i mbrojtjes kombëtare, duke theksuar kostot e larta të interceptimit të kërcënimeve:
“Lëshimi i dronëve ose raketave dhe kostoja e mbrojtjes kundër tyre është dhjetë herë më i lartë — nëse jo më shumë — sesa kostoja e raketave ose dronëve të lëshuar,” tha Kosiniak-Kamysz.
Ambasadori amerikan Thomas Rose vlerësoi udhëheqjen e Polonisë dhe potencialin e IBCS, duke theksuar se ky sistem është një ndryshim i madh, madje më i avancuar edhe se ai i SHBA-së.
Ky zhvillim është një tjetër hap i rëndësishëm në përpjekjet e Varshavës për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe raketore në kufirin lindor të NATO-s, pranë Ukrainës. Në mars 2025, Polonia nënshkroi një marrëveshje gati 2 miliardë dollarëshe me SHBA-në për mbështetje logjistike, teknike dhe trajnim për Patriot.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës në 2022, SHBA-ja ka ofruar mbi 11 miliardë dollarë hua dhe garanci për programet e armëve polake. Polonia synon të shpenzojë 4.7% të PBB-së për mbrojtje në 2025 dhe 5% në 2026./mxh
