Last Updated on 26/12/2025 by Monika
Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar këtë të premte një aksion të gjerë me kontrolle të shumta.
Sipas raportimeve, sot janë kryer 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatës Elektroenergjitike.
Sa i përket kontrolleve në banesa, mësohet se janë kryer ndaj shtetasve S.K., M.H., J. Ç., S. D., B. U., Rr. Gj. dhe I. Sh.
Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore.
Sipas informacioneve, kontrollet janë kryer ekskluzivisht nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa praninë e punonjësve të Policisë së Shtetit./mxh
