Kryedemokrati Sali Berisha ndau pak nga jeta e tij përtej figurës si politikan.
Në një podcast, Berisha rrëfeu njohjen me bashkëshorten e tij, Lirinë dhe se për shkak të kushteve nuk realizuan një ceremoni tradicionale dasme.
Berisha tha se një faktor që i lidhi edhe më shumë ishte profesioni i të dyve në rini si mjekë.
“Lili ishte fati im. Një vit e gjysmë, dy pas njohjes u martuam. Nuk kemi bërë dasmë. Jo, nuk kemi bërë, kushtet ishin të atilla. Ishte nga një familje me tradita, edhe prindërit e mi e donin shumë. Ishim të dy mjekë. Ajo ishte më e zënë, se përveç punës kishte edhe shtëpinë. Ajo e kishte me pasion mjekësinë, por unë i sugjerova pediatrinë. U dashurua me profesionin e vetë, e donte shumë, sepse fëmija i pasqyron gjërat më shumë se i rrituri, ndaj ajo është e dashuruar me profesionin e vetë. Me gjithë dëshirën që kisha për ta ndihmuar, nuk e ndihmoja dot. Dhe shikoja vjehrrën time që i kërkonte të birit të njëjta gjëra si kërkesat që kishte ndaj vajzave dhe e shikoja si pozitive këtë gjë”,-tha Berisha./mxh
