Një person është gjetur i pajetë në fshatin Spiten të Lezhës. Ai ka plagë të shkaktuara me armë zjarri dhe nga veprimet paraprake dyshohet të ketë qëlluar veten.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./KM
