Prokuroria e Shkallës së Parë e Athinës urdhëroi një hetim urgjent për ndërprerjen totale të energjisë elektrike në FIR të Athinës që shkaktoi kaos në transportin ajror.
Si pjesë e hetimit, do të hetohet nëse është kryer krimi i ndërhyrjes së rrezikshme në trafikun e avionëve dhe nga ka ardhur ndërhyrja në pothuajse të gjitha frekuencat e FIR të Athinës.
Shërbimet kompetente po konvergojnë te një mosfunksionim teknik, ndoshta në infrastrukturën e telekomunikacionit ose në pajisjet e vjetra, dhe jo te një kërcënim i jashtëm, siç rapprtohet nga e përditshmja greke ‘Protothema’.
Problemi u shtri edhe në rrjetin e telekomunikacionit të shërbimeve qendrore të Autoritetit të Aviacionit Civil Helenik, duke ndikuar në komunikimet telefonike dhe aksesin në internet.
Sistemi i Forcave Ajrore, plotësisht autonom, nuk u prek, pasi vepron në mënyrë të pavarur nga sistemi civil i kontrollit të trafikut ajror.
Shoqata e Kontrolluesve të Trafikut Ajror Grekë akuzon administratën e Autoritetit të Aviacionit Civil Helenik (HCAA) për mosveprim kronik dhe bën thirrje për një përmirësim të menjëhershëm të pajisjeve./Kb
