Last Updated on 05/01/2026 by Monika
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka përzgjedhur drejtuesit e rinj të seksioneve kryesore brenda strukturës së posaçme. Sipas vendimit, Vladimir Mara është emëruar shef i seksionit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, një nga sektorët më të rëndësishëm në luftën ndaj veprimtarisë kriminale të strukturuar.
Ndërkohë, Altin Dumani do të drejtojë seksionin për marrëdhëniet me jashtë, duke pasur në fokus bashkëpunimin ndërkombëtar dhe koordinimin me partnerët e huaj.
Në krye të seksionit kundër korrupsionit është emëruar Dorina Bejko, e cila do të ketë përgjegjësinë e ndjekjes së çështjeve që lidhen me korrupsionin në nivele të larta. Këto emërime synojnë forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe rritjen e eficiencës së SPAK në përmbushjen e misionit të tij./mxh
