Rritja e nivelit të ujit të lumit Drin ka shkaktuar përmbytjen e shëtitores në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës.
Banorët shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa autoritetet lokale janë në monitorim të vazhdueshëm për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes. Deri më tani nuk raportohen dëme në banesa apo persona të lënduar.
Strukturat përkatëse u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonat e përmbytura dhe të tregojnë kujdes, pasi niveli i ujit mbetet i lartë./Kb
