Big Brother VIP është bërë temë e ditës. Së fundmi, për dinamikat që po ndodhin brenda shtëpisë së famshme, ka reaguar dhe Sara Gjordeni, ish-banore e formatit.
Ajo shprehet se ekzagjerimi i situatave në kurriz të personalitetit të banorëve është jo-njerëzor dhe se formati ka humbur thelbin e tij si eksperiment social.
Sipas saj, shpërndarja e videove pa kontekst, memeve dhe komenteve sarkastike krijon një realitet të shtrembëruar për banorët, sidomos pas daljes nga shtëpia./mxh

