Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë detaje të reja për atë që e ka quajtur “një arritje ushtarake të jashtëzakonshme” në Venezuelë.
Gjatë një fjalimi në Uashington, Trump u prit me duartrokitje dhe ovacion në këmbë nga republikanët, ndërsa foli për një operacion që e përshkroi si “kompleks”, raporton korrespondenti ynë nga vendi i ngjarjes.
Sipas Trump, trupa elitare amerikane kanë ndërmarrë një sulm ndaj kompleksit në Karakas të presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores. Ai tha se “shumë, shumë” persona janë vrarë gjatë operacionit, “kryesisht kubanë”, duke shtuar se në aksion kanë marrë pjesë 152 avionë dhe se nuk ka pasur viktima amerikane.
Nga ana tjetër, Kuba ka njoftuar se 32 shtetas kubanë kanë humbur jetën gjatë incidentit. Ndërkohë, mediat lokale në Venezuelë raportojnë për gjithsej 57 të vrarë, përfshirë edhe dy gra civile.
Në deklaratat e tij, Trump theksoi fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, duke u shprehur se “Shtetet e Bashkuara provuan edhe një herë se kanë ushtrinë më të fuqishme, më vdekjeprurëse dhe më të sofistikuar në botë”, duke shtuar se “askush nuk mund të na përballet”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe raportime të ndryshme nga palët e përfshira, ndërsa ende nuk ka një qëndrim zyrtar të konfirmuar nga autoritetet venezueliane./mxh
