Shota, makina luftarake e kompanisë shqiptare Timak ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Tre vende ballkanike, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë rënë dakord të vazhdojnë prodhimin e përbashkët të makinës luftarake Shota, një projekt që do të jetë I pari në llojin e vet në bashkëpunim trepalësh dhe një gurëthemeli për programin e përbashkët të tre vendeve, raporton infodefensa.com.
Marrëveshja riafirmon angazhimin e tre shteteve për të rritur kapacitetet industrial dhe të reduktojnë varësinë e tyre nga të huajt, ashtu sikurse edhe promovimin e modernizimit të forcave të armatosura. Tani pritet të formalizohet me marrëveshje më të detajuara për design, prodhimin dhe përgjegjësitë mes vendeve.
Shota, një MRAP (mine resistant ambush protected) u prodhua nga një kompani në tiranë, Timak. U vendos për herë të parë në panairin e Parisit, duke e kthyer Shqipërinë në një vend që hyri në prodhuesit e paisjeve luftarake. Shota mund të mbajë Brenda 10 njerëz dhe peshon rreth 13 mijë kg. ka një kapacitet depozite për 310 litra naftë dhe është e projektuar për zona me risk të madh.
Ejup Maqedonci, ministri në detyrë i mbrojtjes në Kosovë ka konfirmuar marrëveshjen. Fillimisht memorandum i bashkëpunimit u firmos në mars 2025 në Shqipëri. Pavarësisht se është arritur kjo marrëveshje, nuk ka kaluar pa komente, sidomos nga Serbia që pretendon se prodhimi I armëve të tilla të industrisë së rendë bie ndesh me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Pavarësisht tensioneve, projekti Shota duket se ka mbështetjen e tre kryeqyteteve si një mënyrë për të zhvilluar industrinë e tyre të mbrojtjes, në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e pavarësisë ushtarake. Për Shqipërinë, Shota është kthyer në simbol të ambicieve të saj për zhvillimin e pavarur industrial, pjesë e strategjisë për të siguruar produktet “Made In Albania” që të kenë prezencë ndërkombëtare në tregjet civile dhe militare./e.t
