Last Updated on 08/01/2026 by Monika
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka ndarë foto në rrjetet sociale, ku shkruan se në Ferras rritja e nivelit të ujit gjatë orëve të pasdites ka rrezikuar disa banesa.

Sipas saj, ekipet e emergjencave kanë evakuuar banorët e prekur, ndërsa po vijon puna për menaxhimin e situatës në terren.

Balluku bën të ditur se janë marrë të gjitha masat për akomodimin e banorëve deri në normalizimin e gjendjes./mxh

