Ronald Hysi ishte i pranishëm sot në studion e emisionit “Fan Club”, ku komentoi zhvillimet e fundit mes Mirit dhe Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Si mik i afërt i banorit, ai ndau mendimin e tij mbi situatën që ka ngjallur diskutime të shumta në publik.
Gjatë intervistës, Landi foli edhe për jetën familjare të Mirit, duke theksuar se bashkëshortja e tij ka një formim kulturor ndryshe nga ai shqiptar, çka sipas tij ndikon edhe në mënyrën se si perceptohen situatat brenda lojës. Ai nënvizoi se marrëdhënia e çiftit është e qëndrueshme dhe pa probleme.
“Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë”, u shpreh Landi.
I pyetur në lidhje me faktin që Miri dhe Seli kanë ndarë të njëjtin shtrat, ai u tregua kategorik duke mohuar çdo shkelje morale apo familjare.
“Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim, asnjëri nga të dyja palet nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes”.
Në vijim, biseda u ndal edhe te reagimi i bashkëshortes së Mirit, e cila ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike, pavarësisht aludimeve për distancë mes tyre. Sipas Landit, ajo ka reaguar vetëm një herë në rrjetet sociale dhe po shqyrton mundësinë e një tjetër reagimi.
“Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër”./mxh
