Për vite me radhë, Apple ka lansuar çdo vit modelet e reja të iPhone në muajin shtator, duke ndjekur një cikël të rregullt që përdoruesit tashmë e njohin mirë. Por raportet e fundit sugjerojnë se kompania mund të ndryshojë këtë model duke filluar nga viti 2026.
Analisti i njohur Ming-Chi Kuo raporton se Apple mund të ndajë lançimin e iPhone-ve në dy cikle të veçanta. Sipas këtyre parashikimeve, modelin bazë iPhone 18 mund ta shohim vetëm në pranverën e vitit 2027. Ndërkohë, në vjeshtën e vitit 2026 do të dalin vetëm modelet iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe iPhone i parë me ekran të palosshëm, si dhe iPhone Air 2.
Kjo strategji mund të lidhet me konkurrencën e fortë nga Android, por edhe me lansimin e foldable iPhone, që kërkon një periudhë të veçantë marketingu. Duke ndarë lançimet, Apple synon të shmangë konkurrencën brenda linjës së saj dhe të rrisë fokusin tek modelet premium.
Parashikimi i ciklit të ardhshëm të iPhone-ve sipas raporteve:
Pranverë 2026: iPhone 17e
Vjeshtë 2026: iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max, Foldable iPhone, iPhone Air 2
Pranverë 2027: iPhone 18, iPhone 18e
Vjeshtë 2027: iPhone 19 Pro, iPhone 19 Pro Max, Foldable iPhone 2, iPhone Air 3 (me ekran më të madh)
Nëse këto raporte rezultojnë të sakta, përdoruesit do të duhet të presin më shumë se një vit për të përditësuar modelin bazë të iPhone-it, ndërkohë që Apple do të vazhdojë të përqendrohet tek modelet Pro dhe të palosshme./mxh
