Vijojnë kërkimet në lumin Mat për gjetjen e 30-vjeçarit, shtetasit J. K., i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, ndërkohë që ndodhej si pasagjer brenda një automjeti që pësoi aksident.
Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë kanë vazhuar kërkimet që prej datës 10 janar.
Përmes një njoftimi, bëhet me dije se në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër (FNSH), Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.
Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 30-vjeçarit, teksa kërkimet në zonë vijojnë./K.M
