Atletico Madrid ka shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.
Lajmi raportohet nga portali “fichajes.net”, sipas të cilit trajneri Diego Simeone ka dhënë pëlqimin për 22-vjeçarin.
Mitaj vlerësohet për forcën fizike, cilësitë teknike dhe aftësinë për të avancuar me topin. Megjithatë, Atletico nuk është klubi i vetëm i interesuar për shërbimet e tij.
Sunderland ka kërkuar informacione pranë Al Ittihadit për situatën e lojtarit. Drejtori sportiv Ramon Planes ka konfirmuar interesime nga Anglia dhe Spanja.
Mitaj nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit në Arabinë Saudite. Vlera e kartonit të tij përllogaritet rreth 10 milionë euro./K.M
