Presidentja e PE, Roberta Metsola ka ndaluar çdo përfaqësues të Republikës Islamike të Iranit të hyjë në ambientet e Parlamentit Europian.
Në një postim në “X”, Metsola shprehet se ndërsa populli i Iranit po proteston për të drejtat dhe lirinë e tij, puna nuk mund të vazhdojë si zakonisht.
Ajo thekson se PE nuk do të ndihmojë në legjitimimin e regjimit që sipas saj është mbështetur nëpërmjet torturës, shtypjes dhe vrasjeve.
Postimi i plotë:
Nuk mund të vazhdojë puna si zakonisht. Ndërsa populli i guximshëm i Iranit vazhdon të ngrihet për të drejtat dhe lirinë e tij, sot kam marrë vendimin për të ndaluar të gjithë stafin diplomatik dhe çdo përfaqësues tjetër të Republikës Islamike të Iranit nga të gjitha ambientet e Parlamentit Evropian. Kjo Dhomë nuk do të ndihmojë në legjitimimin e këtij regjimi që është mbështetur nëpërmjet torturës, shtypjes dhe vrasjeve./mxh
