Last Updated on 13/01/2026 by EL
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar të hënën dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano me vlerë 19 milionë euro.
Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit| në kuadër të procesimit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë.
Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë së Durrësit edhe e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin dhe dokumentet e zbatimit të projektit.
Sipas burimeve të Prokurorisë, ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar dhe për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet./e.t
