Galatasaray ka paraqitur një ofertë zyrtare për Arbër Hoxhën, por Dinamo Zagrebi nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e tij në këtë fazë të sezonit.
Klubi kroat e konsideron sulmuesin shqiptar një element të rëndësishëm të skuadrës. Brenda Dinamos vlerësohet kontributi i tij gjatë fazës vjeshtore.
Pritshmëritë janë që Hoxha të ketë rol kyç edhe në pjesën e dytë të kampionatit. Interesi i Galatasarayt nuk ka mjaftuar për të hapur negociata konkrete.
Hoxha ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 17 ndeshje në kampionat. Kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor 2029./mxh
