Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatën e përmbytjeve në këtë qark. Bëhet me dije se gjatë natës nuk janë raportuar situata të reja problematike në të gjithë territorin.
Situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse. Ndërkohë njoftohet gjithashtu se vijon puna për forcimin e argjinaturës së lumit Devoll dhe pastrimin e rrugëve të bllokuara.
Përditësim informacioni mbi situatat në Qarkun Korçë:
Datë: 14.01.2026 Ora: 09:00
Në qarkun e Korçës, gjatë natës nuk janë raportuar situata të reja problematike në të gjithë territorin. Situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.
Gjatë ditës së sotme do të vijojë puna si më poshtë:
Bashkia Maliq
Vijon forcimi i argjinaturës së lumit Devoll.
Vijon pastrimi i dherave në rrugën e fshatit Mesmal.
Bashkia Pogradec
Vijojnë punimet në rrugën e fshatit Dunicë, Njësia Administrative Trebinjë.
Në bashkëpunim mes dy bashkive Devoll-Pogradec është siguruar një mjet me zinxhirë, i cili gjatë ditës së sotme do të nisë punën për hapjen e rrugës drejt 5 fshatrave të bllokuar në Njësinë Administrative Dardhas.
Po punohet nga grupet e konstatimit dhe vlerësimit për dëmet e shkaktuara.
Nuk raportohen problematika të tjera.
ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje
Të gjitha akset rrugore janë të hapura.
Do të vijojë monitorimi dhe kriposja e pikave më të vështira.
OSHEE
Fideri Frigorifer, NST Gjanç: pjesërisht pa energji, kabina Krushovë, 2 abonentë ruralë.
Fideri 14, NST Petrushë: pjesërisht pa energji, zona Prenisht, 14 abonentë ruralë.
Në total, 16 abonentë (Krushovë dhe Prenisht), rezultojnë pa energji elektrike.
Fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë funksionojnë normalisht.
Hydropower Devoll – Diga e Moglicës
Informon se për pak do të mbyllen shkarkimet nga diga e Moglicës dhe situata do të vijojë të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri dhe në koordinim të plotë.
Për çdo zhvillim të ri, publiku do të informohet në kohë./K.M
