Zelanda e Re ka tërhequr stafin e saj diplomatik nga ambasada e saj në Iran. Wellingtoni zyrtar thotë se e ka mbyllur përkohësisht ambasadën dhe në vend të kësaj i ka zhvendosur operacionet e saj konsullore në Ankara të Turqisë.
I gjithë stafi u largua me fluturime komerciale, kryesisht dje./K.M
