Mbi 100 automjete janë përfshirë në një aksident masiv në një autostradë të mbuluar nga dëbora në Michigan të SHBA-së. Përplasja masive bëri që Policia Shtetërore e Michiganit të mbyllë qarkullimin në të dy drejtimet e Autostradës 196, ndërsa autoritetet punuan për të larguar automjetet, përfshirë më shumë se 30 kamionë.
Sipas autoriteteve, nga përplasja e automjeteve pati disa të plagosur, por asnjë viktimë. Një shofer i përfshirë në aksident tha se mezi i shihte makinat përpara tij për shkak të reshjeve të dëborës, ndërsa po lëvizte me 32-40 km/orë para përplasjes.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së ka lëshuar një paralajmërim për temperatura jashtëzakonisht të ulëta ose stuhi të mundshme dëbore në disa shtete, nga Minesota veriore në Wisconsin, Indiana, Ohio, Pennsylvania dhe New York. /kb
