Last Updated on 21/01/2026 by Monika
Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen SMT, në qytetin e Lezhës. Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke bërë që automjeti të përmbyset në rrugë.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga një i ri, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes së fortë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë verifikimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Autoritetet po i nënshtrojnë drejtuesit të mjetit testit të alkoolit për të përcaktuar nëse ai ka qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike në momentin e aksidentit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar apo kalimtarë të rastësishëm të përfshirë./mxh
