Merkato e dimrit po afrohet me mbylljen, por e ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet ende e paqartë.
Mesfushori kuqezi është jashtë planeve të Torinos dhe nuk ka perspektivë afatgjatë as te Interi, që zotëron kartonin e tij.
Asllani është në kërkim të një zgjidhjeje përfundimtare, por vetëm nëse plotësohen kushtet e tij financiare.
Ofertat nuk kanë munguar, por janë refuzuar për shkak të pagës. Aktualisht, ai përfiton rreth 1.7 milion euro në sezon. Asnjë klub i interesuar nuk ka ofruar këtë shifër.
Futbollisti dëshiron të qëndrojë në Serie A. Ndërkohë, koha po shkurtohet edhe në funksion të angazhimeve me kombëtaren./mxh
