Giacomo Vrioni pritet të jetë përforcimi i radhës i Cesena-s në repartin ofensiv. Sulmuesi shqiptar është aktualisht agjent i lirë pas përfundimit të eksperiencës në MLS.
Përpara zyrtarizimit, ai do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas pritet të bashkohet me klubin e Serie B. Te Cesena, Vrioni do të gjejë edhe Kristian Shpendin, duke u bërë një tjetër italo-shqiptar në skuadër.
Karriera e tij ka kaluar në disa kampionate europiane dhe në Shtetet e Bashkuara. Eksperienca e fundit në MLS u kushtëzua nga dëmtimet, që i kufizuan minutazhin.
Vrioni ka luajtur më herët në Serie A me Juventusin dhe në Serie B me Venezian. Firma me Cesena-n mund të shërbejë edhe si mundësi për rikthim në Kombëtaren shqiptare./mxh
