Një 34-vjeçar në Fier është dënuar me 25 vjet burg pasi porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Fierit bëhet me dije se kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për Laert Hasallën.
Ai ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte paguar një 31-vjeçar për vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023. Nga të shtënat, asokohe, mbeti e plagosur një shtetase që ishte në makinë me “shënjestrën” e plumbave.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:
Laert Hasalla., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.
Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.
Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H. /Kb
